Ja çfarë nuk duhet të konsumoni përpara gjumit

schedule15:56 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 15:56 - 14 Dhjetor, 2019

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se të konsumosh shumë ushqim në darkë të lë pa gjumë, pasi disa ushqime janë mjaft të vështira të treten, aq më tepër në darkë kur mundësia për aktivitet fizik është zero. Megjithatë ka disa ushqime specifike të cilat rekomandohen të mos hahen para gjumit, pasi janë të rënda për stomakun.

1.Brokoli dhe lulelakra

Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.

2.Mish i kuq

Ka shumë proteina dhe ka efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.

3.Salcë domatesh

Salca e domateve duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.

4.Çokollatë e zezë

Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.

5.Alkool

Edhe pse një gotë me verë mendohet se të bën të flesh më mirë, alkooli është shumë i keq për gjumin dhe ka ndikim negativ në fazat e gjumit REM.

6.Pijet me gaz

Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!