Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga produktet e qumështit!

schedule19:28 - 4 Janar, 2021

schedule 19:28 - 4 Janar, 2021

Përfitimet kryesore shëndetësore të ngrënies së qumështit përfshijnë ndërtimin e eshtrave dhe dhëmbëve dhe mbajtjen e masës trupore. Të rriturit nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për produkte qumështi, por fëmijët po.

Më poshtë ju tregojmë se çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni produkte qumështi.

Mund t’ju ndalojnë dhimbjen e kokës

Produktet e qumështit të kulturuar në të vërtetë mund të jenë shkaktarë të migrenës. Pra, nëse nuk jeni të stresuar, flini mirë dhe keni kufizuar konsumin e kafesë, por përsëri keni dhimbje koke, qumështi mund të jetë përgjigjja. Mundohuni të ndaloni së konsumuari atë, dhe migrena mund të ndalojë.

Do të jeni më të qëndrueshëm emocionalisht

Ka shumë hormone në produktet e qumështit që mund të bien ndesh me tuajat. Kur përzihen këto hormone, kjo çon në ndryshime të humorit. Pra, nëse pushoni së ngrëni produktet e qumështit, nuk do të ekspozoheni këtyre hormoneve shtesë dhe ndoshta mund të bëheni më të qëndrueshëm emocionalisht.

Nuk do të ndjeheni të fryrë

Rezulton se 65% e të rriturve kanë një aftësi të reduktuar për të tretur laktozën. Kjo do të thotë që, në rastin e tyre, konsumimi i qumështit çon në fryrje, gazra dhe diarre. Nëse e përjetoni shpesh, ju mund të jeni një nga këta njerëz intolerantë ndaj laktozës.

Lëkura juaj mund të pastrohet

Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, por që ende e konsumojnë atë ka të ngjarë të kenë puçrra. Rezulton se produktet e qumështit përmbajnë hormone të ndryshme që stimulojnë zhvillimin e akneve.

Mund të humbni lëndët ushqyese thelbësore

Pavarësisht të gjithave, qumështi ka shumë përfitime shëndetësore. Është i pasur me kalcium, proteina dhe vitamina D dhe B12. Nëse hiqni dorë nga produktet e qumështit, përpiquni t’i zëvendësoni me ushqime që kanë vlera të njëjta ushqyese./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!