Shumica e njerëzve preferojnë të flenë me jastëk, por ka dhe nga ata që nuk i preferojnë dhe nuk i përdorin fare. Mund të themi se këta të fundit, kanë një shëndet më të mirë sesa ata që flenë me jastëk. Kjo sepse jastëkët ndikojnë në shëndetin e trupit dhe gjendjen shpirtërore. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa përfitime që keni nëse flini pa jastëk.
- Shmangni dhimbjet e shpinës
Mbajtja e më shumë se një jastëku poshtë kokës mund të çojë në një pozicion të panatyrshëm të gjumit. Kështu ju do të keni dhimbje shpine. Por, kur flini pa jastëk, shtylla kurrizore mund të pushojë dhe trupi juaj është në pozicionin e tij normal.
- Ju ndihmon të shpëtoni nga dhimbjet e qafës
Shumica e jastëkëve nuk ju ndihmojnë të flini në pozicionin e duhur, dhe mund të përkeqësojnë gjumin. Përkulja e qafës në çfarëdo mënyre për një kohë të gjatë do ju bëjë të keni dhimbje. Nëse flini pa jastëk, do të ndiheni më mirë.
- Lufton dhimbjet e kokës
Nëse po zgjoheni me një dhimbje koke, mund të jetë për shkak të jastëkut juaj. Jastëkët që janë shumë të lartë bëjnë që koka dhe qafa juaj të rrumbullakosen përpara dhe ato shtojnë më shumë tension në muskujt e qafës. Kjo mund t’ju japë një dhimbje koke në mëngjes pasi të jeni ngritur nga shtrati.
- Lehtëson stresin
Nëse jastëku juaj ju bën të mos ndiheni rehat gjatë natës, mund të përfundoni pa fjetur fare. Sa më shumë shqetësime të keni me gjumin, aq më shumë stres do merrni. Prandaj, provon ta hiqni jastëkun, nëse doni një gjumë të qetë.
- Parandalon shfaqjen e akneve në fytyrë
Lëkura e fytyrës tuaj, gjatë gjithë natës qëndron e ngjitur pas jastëkut. Ju ndoshta nuk e lani jastëkun tuaj çdo ditë, dhe ai mbledh papastërti, vaj dhe pluhur shtëpiak mbi të. E gjithë kjo mund të çojë në krijimin e akneve, inflamacion dhe rrudha të parakohshme./e.b-abcnews.al