Policia izraelite njoftoi sot se vendet e Shenjta në Jerusalem do të rihapen nesër, pas hyrjes në fuqi të armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit.
Objektet fetare ndodhen në; Qyteti i Vjetër, një lagje e sektorit lindor të qytetit, e cila është pushtuar dhe më pas aneksuar nga Izraeli.
Këto janë vende me rëndësi historike dhe fetare: Koteli (Muri i Vajtimit) për hebrenjtë, Kisha e Varrit të Shenjtë për të krishterët dhe Sheshi i Xhamive për myslimanët.
Vendet ishin mbyllur nga policia që në ditën e parë të përshkallëzimit të luftës më 28 shkurt, kur filluan sulmet izraelito-amerikane kundër Iranit, duke shkaktuar tension të madh në qytet dhe ndërkombëtarisht.
Rihapja e tyre pas armëpushimit shihet si një hap drejt normalizimit të aktiviteteve fetare dhe qetësisë në zonën e ndjeshme të Jerusalemit.


