Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ka urdhëruar një bllokadë totale në Rripin e Gazës: “Pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant”.
Izraeli po kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare.
Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën. Sakaq, shërbimet izraelite të emergjencës raportuan “breshëri raketash” në Izraelin qendror.
Nuk është ende e qartë se nga janë lëshuar raketat, megjithëse mediat izraelite spekulojnë se ato vijnë nga Rripi i Gazës./abcnews.al