Izraeli urdhëron evakuimin e qytetit verior të rrethuar në Gaza

schedule22:10 - 29 Dhjetor, 2024

schedule 22:10 - 29 Dhjetor, 2024

Forcat izraelite, të cilat po kryejnë një ofensivë në veri të Gazës, urdhëruan të dielën largimin e banorëve nga qyteti Beit Hanoun.

Izraeli thotë se fushata e tij gati tre-mujore në veri të Gazës synon militantët e Hamasit dhe i pengon ata të rigrupohen.

Ushtria izraelite tha se udhëzimet për evakuimin e civilëve po kryhet me qëllim mbrojtjen e tyre.

Zyrtarët palestinezë dhe të Kombeve të Bashkuara thonë se asnjë vend nuk është i sigurt në Gaza dhe se evakuimet përkeqësojnë kushtet humanitare tashmë të rënduara në enklavë.

Fushata e Izraelit kundër Hamasit në Gaza ka vrarë më shumë se 45,300 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është në gërmadha.

Lufta u shkaktua nga një sulm i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng, sipas të dhënave izraelite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!