Izraeli urdhëron banorët e Gazës të largohen nga Khan Yunis

schedule14:02 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 14:02 - 4 Dhjetor, 2023

Izraeli urdhëroi sot evakuimin e banorëve në zonat e qytetit jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis, ndërsa vazhdon ofensivën e tij tokësore, duke i detyruar banorët e dëshpëruar të lëvizin.

Izraeli i bëri thirrje banorëve  të lëvizin pranë detit Mesdhe dhe kufirit egjiptian.Abu Mohammed tha për Reuters se kjo është hera e tretë që detyrohet të lëvizë që kur u largua nga shtëpia e tij në Rripin verior të Gazës.

Deri në 80% e 2.3 banorëve të Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve izraelite që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të enklavës bregdetare.

Zyrtarët shëndetësorë në enklavë thonë se bombardimi ka vrarë më shumë se 15,500 njerëz, me mijëra të tjerë të zhdukur dhe ndoshta të varrosur në rrënoja.

/abcnews.al