Izraeli sulmon palestinezët që po prisnin për ndihma, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur

schedule10:05 - 12 Mars, 2024

schedule 10:05 - 12 Mars, 2024

Të paktën nëntë persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën kur forcat izraelite sulmuan sërish palestinezët që po prisnin për kamionët me ndihma në Gaza, sulme që tashmë duket sikur janë bërë të zakonshme.

Sipas informacioneve, dy prej tyre vdiqën në spital për shkak të plagëve të marra.

Zëdhënësi i njësisë së Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, Mahmud Basal tha se ushtria izraelite shënjestroi palestinezët që po prisnin kamionët me ndihma në afërsi të kryqëzimit të Kuvajtit në lindje të Gazës.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë dërguar në spitalin Al-Shifa. Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan një shtëpi në lagjen As-Suudi në qytetin Rafah në jug dhe si pasojë ka të plagosur.

Izraeli ka sulmua edhe  rajonet Abasan Al-Kebira dhe Huzaa të qytetit Khan Younis, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!