Pesë palestinezë u vranë pasi një sulm izraelit goditi një ndërtesë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) në Rafah,tha drejtori i spitalit Abu Youssef Al-Najjar.
“Që nga mëngjesi, 38 civilë të plagosur kanë mbërritur në Spitalin Abu Youssef Al-Najjar. Në mesin e viktimaver ishte një anëtar i stafit UNRWA”, thuhet në deklaratën e tij.
Ndërtesa shërben si një qendër e shpërndarjes së ndihmës ushqimore e vendosur në pjesën qendrore të Rafah, sipas Adnan Abu Hasna, këshilltar i medias i UNRWA në Gaza.
/abcnews.al