Izraeli sulmon klubin sportiv në Gaza, 10 të vrarë dhe 30 të plagosur

schedule15:30 - 29 Mars, 2024

schedule 15:30 - 29 Mars, 2024

Të paktën 10 palestinezë u vranë këtë të premte në një sulm izraelit me dron në një klub sportiv në Gazë.

“Dhjetë qytetarë palestinezë u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një bombardim izraelit që synoi ambientet e Klubit Sportiv Al-Shujaiya, që ndodhet në lindje të qytetit të Gazës”, njoftoi Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Forcat izraelite bombarduan gjithashtu me artileri zonat jugperëndimore të qytetit të Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës, shtoi agjencia.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Gaza që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin u vranë afro 1200 izraelitë.

Më shumë se 32,600 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në Gaza, përveçse kanë shkaktuar shkatërrim masiv, zhvendosje dhe kushte uria.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!