Forcat izraelite kanë kapur qindra luftëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke përfshirë një numër zyrtarësh të sigurisë dhe komandantë ushtarakë të këtyre organizatave, gjatë operacioneve të tyre në spitalin kryesor të Gazës, tha sot një zëdhënës ushtarak izraelit.
Trupat izraelite sulmuan spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës të hënën dhe që atëherë kanë operuar brenda kompleksit të objektit mjekësor, për të cilin ushtria izraelite thotë se është i lidhur me një rrjet tunelesh të përdorur nga militantët palestinezë si bazë.
La guerra entre Israel y Gaza, en directo | Israel afirma haber matado a 150 milicianos en las últimas horas en hospital Al Shifa de Gaza https://t.co/zQLUQnoeMf a través de @el_pais
— J. Roldán (@roldanfj1) March 22, 2024
Sipas kundëradmiralit Daniel Haggari, trupat izraelite kanë vrarë qindra militantë dhe kanë kapur më shumë se 500 të dyshuar, duke përfshirë 358 anëtarë të organizatave palestineze Hamas dhe Xhihad Islamik, numri më i madh që nga fillimi i luftës gati gjashtë muaj më parë.
Për momentin, Hamasi dhe Xhihadi Islamik nuk e kanë komentuar këto pretendime. /abcnews.al