Izraeli sfidon Iranin dhe Turqinë/ Goxhaj: Deklaratat e Erdogan, retorikë politike. Osmani: Po luan në të gjitha rrafshet

schedule23:00 - 30 Shtator, 2024

schedule 23:00 - 30 Shtator, 2024

Kapiteni Dritan Goxhaj thotë se Turqia nuk mund të dërgojë trupa në Gaza për të luftuar kundër Izraelit për shkak të pozitës gjeografike ku ndodhen vendet. I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC Neës, ai i cilësoi deklaratat e Erdogan si retorikë politike.

Ndërkaq, eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani shprehet se Turqia po luan në të gjitha rrafshet.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Dritan Goxhaj: Kjo deklaratë e Erdogan e ka bërë dhe në 2014 që do të hyjmë me trupa në Palestinë. Do të mbetet një deklaratë politike pasi vendosja gjeografike mes dy vendeve se lejon mundësinë e luftës. Nuk ka mundësi që asnjëra ta sulmojë njëra-tjetrën. Në mënyrë ajrore se bëjnë dot sepse kanë armatim amerikan, SHBA s’e lejojnë që të sulmojnë vendet e NATO-s ose mike të tyre. Do të mbetet opsioni tokësor, por duhet të kalojë si puna e Aleksandrit të madh që t’i biem nga Siria të shkojmë në Liban. Ka ikur koha e Aleksandrit të madh të MV ku mjeti më i shpejtë ishte karroca. Retorikë pa rrezik që fsheh bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur dhe që kanë. Pavarësisht se Erdogan se kemi bllokuar marrëdhëniet ekonomike me ta, por Izraeli i ndërmerr mallrat nga Turqia por nëpërmjet Greqisë. Si ndërmjetës Greqinë pasi Izraeli nuk prodhon dot as karburantyin, as hekurin apo materialin për të prodhuar armatimin kështu që I merr nga Turqia për nëpërmjet Greqisë. 4 mijë turko-izraelitë kanë vajtur për të luftuar në Gaza përkrah Izraelit, nga këta 65 kanë vdekur.

Kreshnik Osmani: Turqia po luan në të tëra rrafshet. Është e rëndësishme për Erdogan si një nga tre polet kryesore të botës islame bashkë me sauditët dhe persët, me të cilët ka rivalitet për dominancën e botës sunite është e rëndësishme që ta ulë presionin e Iranit dhe lavdinë e Iranit në drejtim të sipërmarrjes gjeopolitikë dhe religjioze të çështjes palestineze që lidhet me atë zemrën dhe shpirtin e botës islame, Jerusalemi dhe Al Aksa. E dyta, Erdogan e mbajnë në pushtet votuesit religjiozë, që ka pritshmëri të larta dhe e luan fort kartën e Izraelit, Hamasit, Gazës dhe çështjes palestineze. Erdogan është i interesuar që herë pas here të rrisë dozat deklarative ndaj Izraelit që të ushtrojë sa të mundet presion që të ulet kooperimi ndërmjet Izraelit dhe kurdëve që e shqetësojnë shumë Turqinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!