Izraeli rimerr kontrollin e gardhit kufitar me Rripin e Gazës

schedule07:28 - 10 Tetor, 2023

schedule 07:28 - 10 Tetor, 2023

Izraeli ka rivendosur plotësisht kontrollin mbi kufirin e tij me Rripin e Gazës. Një zëdhënës i ushtrisë u shpreh në një deklaratë për shtyp se nuk ishte regjistruar asnjë infiltrim i mëtejshëm në 24 orët e fundit dhe se nuk kishte dëshmi të tuneleve ndërkufitare, sipas radios së ushtrisë, raporton Sky News.

“Duke parë nga jugu, ne kemi rivendosur pak a shumë kontrollin e plotë mbi gardhin kufitar. Shpresojmë se në orët e ardhshme do të jetë përfundimtar,” tha zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Richard Hecht. Ai shtoi se forcat izraelite kanë siguruar komunitetet përreth kufirit dhe kanë përfunduar pothuajse evakuimet në zonë.

Më tej, ai shtoi se gjatë natës pati dy përleshje të vogla në komunitetet Sa’ad dhe Kissufin. “Ne jemi duke e fokusuar ofensivën tonë në Rripin e Gazës dhe sulmet tona ajrore,” tha ai.