Izraeli: Rebelët jemenas kapin një anije mallrash në Detin e Kuq me 25 anëtarë në bord

schedule16:54 - 19 Nëntor, 2023

schedule 16:54 - 19 Nëntor, 2023

Izraeli thekson se një anije mallrash me 25 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye në Detin e Kuq të dielën.

Forcat e Mbrojtjes izraelite pretenduan se rebelët Houthi të Jemenit kapën anijen, e cila është në pronësi të një kompanie britanike dhe operohet nga një firmë japoneze, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

“Rrëmbimi i një anijeje mallrash nga Huthi pranë Jemenit në Detin e Kuq jugor është një incident shumë i rëndë me pasoja globale. Anija u nis nga Turqia në rrugën e saj për në Indi, me staf nga civilë të kombësive të ndryshme, pa përfshirë izraelitë. Nuk është një anije izraelite”, tha IDF në një deklaratë.

CNN ka kontaktuar me një zëdhënës Houthi për koment në lidhje me pretendimin izraelit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Houthis janë një organizatë politike dhe ushtarake shiite në Jemen që kanë luftuar një luftë civile në vend kundër një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite. Ata kanë shprehur mbështetje për palestinezët dhe kanë organizuar protesta në Jemen, kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!