Ushtria izraelite pretendon se disa njerëz janë identifikuar si duke ngarkuar “armë në automjete nga brenda një kompleksi ushtarak” të përdorur nga Hezbollahu në Libanin jugor.
Në një deklaratë në Telegram, ushtria tha se një avion synoi armët për të “larguar kërcënimin” dhe shtoi se trupat e saj mbeten të dislokuara në Libanin jugor.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike./abcnews.al