Izraeli ndalon vizat për punonjësit e OKB-së

schedule10:51 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 10:51 - 27 Dhjetor, 2023

Izraeli do të ndalojë  dhënien e vizave për punonjësit e Kombeve të Bashkuara, një zëdhënës i qeverisë të martën, duke shtuar se vendi në vend të kësaj do të përpunojë aplikimet për raste të veçanta.

Duke e karakterizuar njoftimin si “një përditësim mbi përfshirjen thellësisht problematike të Kombeve të Bashkuara në këtë konflikt”, zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy vuri në dukje se OKB-ja kishte dështuar të dënonte Hamasin për sulmet.

Levy tha se OKB kishte zhgënjyer botën dhe se Izraeli do të shërbente si shembull për të kërkuar përgjegjësi më të madhe nga trupi ndërkombëtar.

Rikujtojmë se në fund të tetorit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres mbajti një fjalim në të cilin ai dënoi “pa mëdyshje” sulmin e Hamas, por tha se ai nuk ndodhi pa arsye dhe se palestinezët i ishin nënshtruar për 56 vite pushtimit nga Izraeli, duke përshkallëzuar tensionet.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli i anuloi vizën Lynn Hastings, një koordinatore humanitare e Kombeve të Bashkuara, për shkak të “paragjykimit të OKB-së”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!