Izraeli miraton projektligjin për ndalimin e UNRWA-s, agjencia e OKB: Vendimi skandaloz

schedule22:00 - 28 Tetor, 2024

schedule 22:00 - 28 Tetor, 2024

Parlamenti i Izraelit ka miratuar me shumicë dërrmuese një projekt-ligj që ndalon agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) të veprojë në vend, pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara. Teksti u miratua me 92 vota pro dhe 10 pro në Knesset prej 120 anëtarësh.

Izraeli ka akuzuar prej kohësh disa punonjës të UNRWA-s për përfshirje në sulmin e nisur nga Hamasi në tokën izraelite më 7 tetor 2023.

Menjëherë pas miratimit të projektligjit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se punëtorët e UNRWA-s duhet të mbahen përgjegjës për “aktivitetet e tyre terroriste”, siç i quajti ai.

Në postimin e tij në platformën X, Netanyahu shtoi gjithashtu se ndihma e vazhdueshme humanitare duhet të mbetet në dispozicion të Gazës “tani dhe në të ardhmen”.

Në një reagim të parë, UNRWA e cilësoi vendimin e marrë nga Knesset si “skandaloz”.

“Është skandaloze që një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara kërkon të çmontojë një agjenci të OKB-së që po provon të jetë donatori më i rëndësishëm i shërbimeve humanitare në Gaza”, tha zëdhënësja e agjencisë Juliet Touma./abcnews.al