Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli merr nën kontroll Kalanë e Beaufortit/ Avancim i thellë në jug të Libanit pas 26 vitesh, tensionet mbeten të larta

schedule14:35 - 31 Maj, 2026

schedule 14:35 - 31 Maj, 2026

Ushtria Izraelite njoftoi këtë të dielë se ka marrë nën kontrokk Kalanë e Beaufortit, një fortesë rreth 900 vjecare si dhe kreshten strategjike ku ajo ndodhet ne jug te Libanit. Ky është pushtimi më I thellë tokësor I Libanit jugor në 26 vite. Sipas autoriteteve ushtarake izraelite, operacioni përbën një avancim të rëndësishëm kundër grupit Hezbollah, i mbështetur nga Irani, pavarësisht armëpushimit të shpallur më shumë se gjashtë javë më parë.

Ushtria izraelite deklaroi se  operacioni u përqendrua në vendosjen e kontrollit mbi kreshtën e Beaufortit dhe zonën Wadi al-Saluki, si dhe në goditjen e infrastrukturës dhe pozicioneve të Hezbollahut në këtë rajon. Autoritetet izraelite thanë se një ushtar izraelit humbi jetën gjatë operacionit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite për gjuhën arabe, Avichay Adraee, postoi një fotografi në X ku shiheshin trupat izraelite duke ecur jashtë kështjellës, dhe ministri i mbrojtjes, Israel Katz, shkroi se ata kishin ngritur një flamur izraelit mbi kështjellë. Trupat izraelite e kishin pushtuar më parë kështjellën në vitin 1982 dhe e kishin mbajtur atë deri në tërheqjen e tyre nga Libani në vitin 2000.



. Zhvillimi vjen pas një prej ditëve më intensive të sulmeve me raketa nga Hezbollah drejt veriut të Izraelit që nga armëpushimi i prillit, çka detyroi autoritetet izraelite të mbyllnin shkolla dhe të vendosnin kufizime të tjera sigurie. Ushtria izraelite deklaroi se kreshta e Beaufortit ishte përdorur nga Hezbollah për kryerjen e sulmeve kundër territorit izraelit dhe se nga kjo zonë janë lëshuar qindra predha drejt civilëve dhe forcave ushtarake izraelite.

Marrja nën kontroll e kalasë mesjetare dhe e zonave përreth zgjeron praninë ushtarake të Izraelit në Liban, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë pavarësisht ekzistencës së një armëpushimi formal. Ushtria izraelite bëri të ditur gjithashtu se operacionet e saj po vazhdojnë edhe pranë qytetit Nabatieh, një prej bastioneve kryesore të Hezbollahut në Libanin jugor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!