Izraeli kryen sulme ajrore pranë Damaskut

schedule09:17 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 09:17 - 29 Dhjetor, 2023

Izraeli kreu sulme ajrore pranë kryeqytetit të Sirisë, Damask, herët të premten, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve (SANA). Në sulmet ajrore izraelite u shënjestruan disa pozicione në afërsi të Damaskut në orën 1:20 të mëngjesit me orën lokale tha një burim ushtarak për SANA.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore interceptuan dhe rrëzuan disa prej raketave që vinin nga armiku nga drejtimi i territorit libanez. Sulmet shkaktuan dëme”, tha ai.

Më herët u raportua se Izraeli kreu një sulm ajror në Damask pak para mesnatës. Autoritetet izraelite nuk janë prononcuar deri më tani në lidhje me sulmet.

Përveç ushtrisë siriane dhe grupeve të mbështetura nga Irani, në Damask janë të pranishëm edhe elementë të grupit libanez Hezbollah.

Që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Izraeli ka kryer herë pas here sulme ndaj pozicioneve ushtarake që u përkasin grupeve të mbështetura nga Irani dhe ushtrisë siriane në Siri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!