Me anë të një deklarate zyrtare ushtarake, Izraeli konfirmoi vrasjen e kreut ushtarak të xhihadizmit islamik palestinez në Rripine Gazës. Reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi me dhjetëra raketa janë hedhur në jug të Izraelit.
Izraeli konfirmon se ka vrarë Baha Abu Al – Ata, kreu ushtarak të xhihadit islamik palestinez. Një deklaratë zyrtare sqaron se shtëpia e tij është sulmuar në një operacion të përbashkët të forcave të armatosura dhe shërbimeve secrete. Gjithashtu vetë xhihadi islamik e ka pohuar këtë lajm, ndërsa në zonë është vendosur gjendja e alarmit.
Xhihadi islamik palestinez konfirmoi vdekjen e komandantit të tij ushtarak me anë të trakteve të shpërndara në Rripin e Gazës, duke premtuar hakmarrje. Lideri politik i kësaj lëvizjeje tha se Izraeli i ka shkelur të gjitha linjat e kuqe dhe se reagimi do të jetë shumë i ashpër.
Ndërkohë zëdhënësi ushtarak izraelit deklaroi se ky episod nuk do të thotë se Izraeli ka rifilluar politikën e ekzekutimeve në Rripin e Gazës, por personi i vrarë po projektonte atentate të reja dhe për këtë arsye duhej neutralizuar. Ndërkohë me dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit, dhe pse numri i saktë nuk bëhet i ditur. Sirenat e alarmit kanë rënë në një zonë të gjerë në jug të Izraelit deri në Tel Aviv. Qindra mijëra persona janë urdhëruar të qëndrojnë në strehimet e sigurta apo në dhomat e mbrojtura Brenda apartamenteve të tyre. /abcnews.al

