Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se mori një paralajmërim nga forcat izraelite për të evakuuar menjëherë spitalin al-Quds të Gazës.
Ajo tha se operacionet e saj në Spitalin Al-Quds në qytetin e Gazës ishin nën “kërcënim të menjëhershëm”.
Në apelin e saj urgjent në rrjetet sociale, ajo thekson se spitali është “një strehë për më shumë se 400 pacientë dhe rreth 12,000 qytetarë të zhvendosur”.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht, duke parandaluar një tjetër fatkeqësi si spitali Al-Ahli”, përfundon gjysmëhëna./abcnews.al

