“Izraeli ka të drejtën të mbrohet”, gazetari izraelit: Hamasi do vdekje civilësh, po pengon largimin e palestinezëve nga Gaza

schedule16:43 - 17 Tetor, 2023

schedule 16:43 - 17 Tetor, 2023

Gazetari nga Tel Avivi Larry Luxner, i ftuar në “Ballkan Update”, komentoi luftën që ka nisur mes Hamasit dhe Izraelit, që deri më tani ka shkruar mijëra viktima nga të dy palët. Ai thotë se të dyja palët nuk duan aktualisht negociata ndërsa shtoi se Izraeli ka të drejtën t’i përgjigjet sulmit të Hamasit.

“Po flas si një izraelit dhe si një qytetar nuk duam të luftojmë, ne duam paqe. Sipas pikëpamjes time, jo vetëm që ka të drejtën por edhe detyrimin moral për të mbrojtur veten e vet nga një sulm i panevojshëm dhe i papritur. Ishte një sulm terrorist nga terroristë. Ajo që bënë ishte diçka e paprecedentë në historinë e Izraelit, ishte dita më e përgjakshme pas kaq shumë kohësh, nuk ishin të gjithë hebre. Kemi detyrimin moral të përgjigjemi dhe të adresojmë personat që kanë kryer këtë krim.”, u shpreh gazetari.

I pyetur nëse do të ketë një pushtim të Gazës, gazetari tha:

“Kështu duhen gjërat dhe rruga se si kanë për të shkuar gjërat. IDF ka paralajmëruar qytetarët dhe rezidentët në veriun e Gazës që të largohen dhe të shkojnë në jug. Ne presim që ky pushtim të nisë prej të dielës dhe aktualisht nuk ka ndodhur. S’e di pse kemi këtë vonesë, mendoj se janë duke u siguruar që të largohen civilët qe të ulen numrin e tyre që mund të vdesin. Hamasi do që të ketë vdekje civilësh dhe prandaj i ka penguar njerëzit që të largohen nga vendi. Kanë bllokuar rrugët që ka hapur IDF. Ka pasur raste që kanë vjedhur edhe ndihma humanitare dhe ilaçe për ato persona. Nëse ne nuk bëjmë pushtimin, prapë do të jemi gabim. Nuk po the të vrasim njerëz të pafajshëm për të eliminojë Hamasin.”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!