Izraeli ka shkulur 2.5 milionë pemë në territoret e okupuara palestineze që nga viti 1967, tha kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në mbledhjen javore të kabinetit, kryeministri palestinez tha se nga drunjtë që Izraeli ka shkulur në tokat palestineze, 800 mijë kanë qenë pemë ulliri.
Shtayyeh tha se së bashku me Konferencën e Tregtisë dhe Zhvillimit të OKB-së (UNCTAD), qeveria është duke përgatitur një raport lidhur me dëmet që Izraeli ka shkaktuar në territoret e pushtuara palestineze.
“Ky raport do të zbulojë dallimin midis ekonomisë së një Palestine të papushtuar dhe ekonominë e Palestinës nën pushtim”, tha Shtayyeh, duke shtuar se raporti do të prezentohet edhe para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kryeministri i Palestinës theksoi po ashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga “shteti okupator” i Izraelit./AA