Nuk ka asnjë shans për të ngrënë ushqim të mirë në gravitet zero. Ushqimi konsumohet nga qese të vogla plastike ose metalike dhe pjesa më e madhe e tij ka nevojë për rehidratim që të bëhet i ngrënshëm.
Megjithatë, secili astronaut ka zgjedhur vetë vaktet e tij të preferuara, duke përfshirë karkaleca dhe makarona me djathë.
Astronautët dhanë një demonstrim pak më parë.
Ndryshe, ekuipazhi i Artemis mbrëmë pa për herë të parë anën e largët të Hënës.
“Ishte absolutisht spektakolare”, tha Christina Koch.
Ana e largët e hënës (e njohur edhe si “ana e errët”) është gjithmonë e kthyer nga Toka dhe mendohet se edhe ekipet e Apollos në vitet 1960 dhe 1970 nuk patën mundësi ta shihnin të gjithën.


