Izraeli ka arrestuar rreth 4 800 palestinezë në Bregun Perëndimor që prej tetorit

schedule13:55 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 13:55 - 27 Dhjetor, 2023

Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në afro 4.800, transmeton Anadolu.

Për këtë çështje është dhënë deklaratë e përbashkët me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Forcat izraelite arrestuan 12 persona të tjerë në bastisjet e kryera në Tulkarm, Ramallah, Betlehem dhe Khalil mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.795.

Gjatë fushatës së arrestimeve, ushtarët izraelitë rrahën dhe abuzuan palestinezët dhe dëmtuan shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera, thuhet në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!