Izraeli i përgjigjet vendimit të Jordanisë për të tërhequr ambasadorin

schedule22:53 - 1 Nëntor, 2023

schedule 22:53 - 1 Nëntor, 2023

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Haiat tha se “i vjen keq për vendimin e qeverisë jordaneze për të tërhequr ambasadorin e saj për konsultime”.

“Shteti i Izraelit është i fokusuar në luftën e imponuar ndaj tij nga sulmi terrorist vrastar nga Hamasi, një organizatë terroriste që masakroi 1400 izraelitë dhe rrëmbeu 240 gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. Izraeli po synon terroristët e Hamasit dhe infrastrukturën terroriste të kësaj organizate, e cila përdor civilët e Rripit të Gazës si mburoja njerëzore”, theksoi Haiat në një deklaratë të shpërndarë në platformën X.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, njoftoi më herët të mërkurën se po tërhiqte ambasadorin e saj në Izrael “si një shprehje e qëndrimit të Jordanisë që refuzon dhe dënon luftën izraelite që po shpërtheu në Gaza”.

Gjithashtu, Bolivia njoftoi të martën se po ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke përmendur “krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit palestinez” në vazhdën e luftës së Izraelit me Hamasin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!