Nuk ka armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Ky është reagimi zyrtar i Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si përgjigje pas propozimit të Hamasit për një armëpushim mes palëve dhe lirim të pengjeve.
Kërkesat e Hamasit janë konsideruar si jorealiste nga pala izraelite dhe si rrjedhojë Tel-Avivi kavijuar me miratmin e planit përfundimtar për shfarosjen e Hamasit dhe fillimine operacionit në Rafah, në Jug të Rripit të Gazës.
“Ushtria izraelite po përgatitet për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë. Për pengjet, kërkesat e Hamasit janë ende qesharake. Një delegacion izraelit do të niset për në Doha pasi Kabineti i Politikave të Sigurisë të diskutojë qëndrimin e Izraelit”, tha Netanjahu.
Zyra e kryeministrit së Benjamin Netanyahut tha se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Katar për të vazhduar bisedimet mbi marrëveshjen e armëpushimit “pasi kabineti i sigurisë të ketë diskutuar pozicionin e Tel-Avivit“.
Një diplomat i njohur me diskutimet e marrëveshjes së armëpushimit i tha CNN se “nuk do të jetë e lehtë të bindësh izraelitët” që të pajtohen me kushtet e Hamasit.
Izraeli synon të zhvendosë palestinezët nga Rafah në “enklava humanitare” në Gaza përpara çdo sulmi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
Izraeli ka ndërmend të pushtojë Rafahun, tha ai, duke e quajtur atë “diçka që duhet të bëjmë“. Por koha e sulmit varet nga “kushtet që nevojitën për ta lejuar atë“, tha Daniel Hagari.
/abcnews.al