Ushtria izraelite njoftoi të dielën se ka hapur një kalim të ri për transportin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Kalimi, i quajtur “Erezi perëndimor”, u hap në veri të Gazës me qëllim të transportit të ndihmave humanitare.
IDF thotë se kalimi u hap “si pjesë e përpjekjeve për të rritur rrugët e ndihmës në Rripin e Gazës, dhe në veri në veçanti”.
Në të njëjtën kohë, thuhet se dhjetëra kamionë që transportonin miell nga Programi Botëror i Ushqimit u dorëzuan nga porti i Ashdod në Rripin e Gazës përmes kalimit të ri, pasi “iu nënshtruan kontrolleve të sigurisë”./abcnews.al