Hamasi po përdor sistematikisht spitalet në Gaza si mburojë për aktivitetet e tij ushtarake. Këtë e ka deklaruar në një konferencë për media zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari, raportojnë mediat e huaja.
Pas akuzave se Hamasi kishte instaluar komandat e tij ushtarake në bazë dhe nën spitalin al-Shifa (kryesori në Gaza), Hagari përmendi këtë të diel edhe spitalin Sheikh Hamed, një institucion i financuar nga Katari, dhe një spital të ndërtuar nga grupe nga Indonezia.
Gjatë konferencës për media, Hagari prezantoi video, fotografi dhe regjistrime audio që ai tha se demonstronin strategjinë e Hamasit për të përdorur spitalet si mbulesë dhe për të parandaluar largimin e civilëve nga zonat e luftimit./abcnews.al