Izraeli ka miratuar blerjen e 25 avionëve luftarakë F-35 në një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes.
25 avionët shtesë, të cilët janë prodhuar nga Lockheed Martin, do të rrisin numrin e F-35 në Forcën Ajrore izraelite në 75, tha ministria, duke shtuar se marrëveshja do të financohet përmes paketës së ndihmës mbrojtëse që Izraeli merr nga Shtetet e Bashkuara.
Izraeli ishte vendi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara që bleu F-35. Në maj 2018, shefi i Forcave Ajrore izraelite njoftoi se Izraeli ishte bërë vendi i parë që përdori këtë avion në luftime.
Lockheed Martin dhe prodhuesi i motorëve Pratt & Whitney kanë rënë dakord të përfshijnë kompanitë izraelite të mbrojtjes në prodhimin e mjeteve për avionët, shtoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.
/abcnews.al