Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli do të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza nga Egjipti

schedule17:07 - 18 Tetor, 2023

schedule 17:07 - 18 Tetor, 2023

Izraeli do të lejojë Egjiptin të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, ka thënë zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Më herët, edhe presidenti amerikan Joe Biden theksoi në një konferencë për shtyp nga Tel Avivi se Izraeli kishte rënë dakord që ndihma humanitare në Gaza të shkojë nga Egjipti.

“Izraeli ka rënë dakord që ndihma humanitare të shkojë nga Egjipti në Gaza por kur të qartësohet se do të demonstrojë edhe njëherë që nuk do të ketë, është edhe një çështje praktike, që të mos pengohet komuniteti ndërkombëtar për të dhënë ndihmën. Po punojmë nga afër me qeverinë e Egjiptit dhe partnerë të tjerë në rajon që të kalojmë ndihma përmes kufirit sa më shpejt të jetë e mundur.”, theksoi Biden.

Kujtojmë që pothuajse 3,450 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor brenda Izraelit. Sipas raportimeve, numri i izraelitëve të vrarë ka shkuar në 1,400.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!