Izraeli: Do të biem dakord për një armëpushim të kufizuar vetëm me një lirim masiv të pengjeve

schedule17:38 - 17 Nëntor, 2023

schedule 17:38 - 17 Nëntor, 2023

Izraeli do të pranojë një armëpushim vetëm në këmbim të lirimit të një numri të madh pengjesh dhe jo një ‘lirim manipulues’ nga Hamasi për qëllime të marrëdhënieve me publikun. Kështu u shpreh Kryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Tachi Hanegbi në një konferencë për shtyp.

“Vetëm atëherë do të biem dakord për një armëpushim i cili do të jetë shumë i kufizuar dhe i shkurtër sepse atëherë ne do të vazhdojmë të ecim drejt qëllimeve tona për luftën,” u shpreh Hanegby.

Ai tha gjithashtu se Kabineti i Luftës është i bashkuar në strategjinë e tij për të nxitur lirimin e pengjeve, duke treguar se ministrat besojnë se kjo do të ndodhë vetëm nëse Hamasi ndihet nën presion, duke hedhur poshtë pretendimin e ndërmjetësuesve të Katarit se pushtimi tokësor i IDF i ndërlikon bisedat.

Hanegby argumentoi se në bisedimet me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderë të tjerë botërorë, kryeministri Benjamin Netanyahu u rezistoi thirrjeve për armëpushim dhe pauza humanitare pa liruar pengjet.

“Jemi në ditën e 42-të të luftës dhe nuk kemi rënë dakord të urdhërojmë IDF-në që të ndalojë përparimin e saj qoftë edhe për një minutë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai tha se pas lirimit të pengjeve më 20 dhe 22 tetor, kishte një propozim për lirimin e 10 pengjeve të tjera, tetë prej të cilëve ishin punëtorë tajlandez, si dhe një propozim për lirimin e 15 pengjeve.

Megjithatë, këto u refuzuan nga Benjamin Netanyahu dhe kabineti i luftës, duke shtuar se Izraeli nuk do të pajtohej me një armëpushim të përkohshëm për një numër kaq të vogël pengjesh, ndërsa rreth 240 pengje mbeten në Gaza. Nuk ka “kompromise” për këtë çështje, sqaroi Hanegby./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!