Izraeli do të apelojë kundër urdhër arrestit për Netanyahun

schedule21:57 - 27 Nëntor, 2024

schedule 21:57 - 27 Nëntor, 2024

Izraeli ka informuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare se do të apelojë urdhër-arrestet për Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant.

Urdhrat u lëshuan për kryeministrin izraelit, z. Gallant dhe komandantin e lartë të Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim al Masri nga ICC javën e kaluar.

Ata janë për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit lidhur me luftën në Gaza.

Izraeli ka hedhur poshtë juridiksionin e gjykatës dhe ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës në Gaza.