Dhjetra të vrarë dhe të plagosur është bilanci i deritanishëm i përshkallëzimit të konfliktit mes izraelitëve të palestinezëve fillimisht në Jeruzalem dhe më pas në Gaza.
Që prej ditës së djeshme, Hamasi dhe grupe të tjera militantësh janë duke qëlluar me raketa qytetet pranë Gazas, përfshi edhe Jeruzalemin duke kërkuar nga Izraeli që të tërheqë policinë nga kompleksi i xhamisë Al Aksa.
#Israel now sending additional troops and hardware to the #Gaza border as the escalation intensifies.
(Video credit: @yoavzitun) pic.twitter.com/S121ylj2Td— Instant News Alerts (@InstaNewsAlerts) May 11, 2021
Nga ana tjetër, izraelitët i janë përgjigjur me sulme ajrore me avionë dhe dronë raketave të militantëve në Gaza duke vrarë deri më tani të paktën 28 persona, 6 prej të cilëve raportohet se janë fëmijë. Ushtria izraelite thekson se ka vrarë edhe tre komandantë të grupeve militante që po qëllojnë me raketa qytetet e Izraelit, raporton abcnews.al.
Pak më parë, autoritetet izraelite raportojnë për dy të vdekur në qytetin Ashkelon prej raketave të hedhura nga Gaza.
Footage of the direct rocket impact in Ashkelon earlier that killed 1 and wounded others. pic.twitter.com/e3vllDNsy2
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) May 11, 2021
Sëfundmi, ushtria izraelite që është duke dërguar tanket pranë kufirit me Gazan duke mos përjashtuar edhe një ofensivë ushtarake në këtë drejtim, ashtu siç paralajmëruan dje krerët e ushtrisë. /abcnews.al