Izraeli bombardon Bejrutin/ Sulmi i parë që prej armëpushimit të nëntorit

schedule15:34 - 28 Mars, 2025

schedule 15:34 - 28 Mars, 2025

Izraeli sulmoi për here të parë që prej nëntorit, Bejrutin Kryeqytetine e Libanit mesditën e kësaj të premteje duke rrezikuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hezbollah.

Sulmi I kryer nga Tel Avivi shënjestroi një ndërtesë në periferitë jugore të kryeqytetit Libanez. Ushtria Izraelite deklaroi se ka bombarduar një objekt ku Hezbollah prodhonte dhe mbante drone ushtarak. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe nga mediat ndërkombëtare treguan një shtullungë tymi që ngrihej drejt qiellit dhe që u pa në të gjithë kryeqytetin e vendit.

Ushtria Izraelite deklaroi se ata kishin lëshuar një urdhër për evakuim në tri ndërtesa pranë zonës së sulmit për të paralajmëruar civilët e pafajshëm. Si pasojë e panikut, trafiku bllokoi rrugët e kësaj zone dhe civilët vrapuan për tu larguar në këmbë.

Rrrethinat jugore të Bejrutit të njohura si një bastion I Hezbollah u shënjestruan për javë të tëra nga sulmet izraelite vitin e shkuar, me Tel Avivin që arriti të eleminonte krerët kryesor të grupit militant të mbështetur nga Irani. Armëpushim I ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit të shkuar I dha fund luftimeve pasi u arrit dakordësia për të larguar militantët e Hezbollah nga kufiri me Izraelin ku qëndron një mision paqeruajtës I OKB. Armëpushimi është tronditur nga dy sulme përgjatë ditëve të fudnit në jug të Libanit.

Grupi militant Hezbollah I mbështetur nga Irani u kthye në armikun e dytë më të madh të Izraelit pas Hamas që prej nisje së luftës në Lindjene e Mesme, pasi ky grup libanez ka sulmuar vazhdimisht veriun e Izraelit duke detyruar mijera qytetare te braksiin shtepite e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!