Izraeli arreston drejtorin e spitalit al-Shifa në Gaza

schedule09:02 - 23 Nëntor, 2023

schedule 09:02 - 23 Nëntor, 2023

Drejtori i spitalit al-Shifa është arrestuar nga forcat izraelite. Mediat e huaja raporton se Mohammad Abu Salmiya u arrestua ndërsa ishte në korridorin humanitar që shkonte në Rripin jugor të Gazës.

Al Jazeera citon Khalid Abu Samra, një shef i departamentit në spital, duke thënë se “Mohammad Abu Salmiya u arrestua së bashku me disa mjekë të tjerë të lartë”. Autoriteti i Transmetimit të Izraelit ka konfirmuar gjithashtu arrestimin.

Forcat izraelite pretendojnë se spitali më i madh i Gazës është përdorur si qendër komanduese nga Hamasi përpara se të pushtohej. Pak ditë më parë, IDF publikoi një video të një tuneli disa metra nën spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!