Izraeli arreston 18 persona në Gaza, përfshirë disa me nënshtetësi kanadeze

schedule11:30 - 9 Shkurt, 2024

schedule 11:30 - 9 Shkurt, 2024

Policia izraelite arrestoi 18 persona, duke përfshirë tre shtetas kanadezë nga e njëjta familje, në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Khan Younis.

“Forcat speciale izraelite, të veshur me rroba civile, arrestuan palestinezin Ahmed Hashem Al-Agha dhe djemtë e tij Hashem dhe Baraa, të cilët kanë nënshtetësi kanadeze”, tha për Anadolu, Ahmed al-Agha, dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Palestinës.

Al-Agha tha se forcat izraelite arritën në zonën ku familja e zhvendosur po qëndronte në perëndim të Khan Younis, e veshur me veshje civile dhe me automjete civile.

Ata arrestuan gjithashtu 15 persona të tjerë nga familja Al-Agha, sipas informacioneve të marra nga Anadolu.

Ushtria izraelite ka nisur një seri bastisjesh intensive në Khan Younis dhe zonat përreth tij që nga 22 janari, ndërsa përparonte në zonat jugore dhe perëndimore të qytetit, duke detyruar mijëra palestinezë të ikin.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 27.840 që nga e enjtja, me 67.317 të plagosur që nga 7 tetori, dhe si rezultat, Tel Avivi po ndiqet penalisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë me akuza për gjenocid kundër palestinezëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!