Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izrael godet Bejrutin për herë të parë pas disa muajsh/ Objektivi, shefi i shtabit të Hezbollahut

schedule15:20 - 23 Nëntor, 2025

schedule 15:20 - 23 Nëntor, 2025

Izraeli ka kryer një sulm ajror në kryeqytetin libanez, Bejrut, për herë të parë që nga qershori. Ushtria izraelite deklaroi se objektiv i sulmit ishte shefi i shtabit të Hezbollahut, i cili sipas tyre ka udhëhequr rindërtimin dhe riarmatosjen e organizatës.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi:
“Pak më parë, në zemër të Bejrutit, IDF goditi shefin e shtabit të Hezbollahut, i cili ka drejtuar zgjerimin dhe riarmatosjen e organizatës terroriste. Kryeministri Netanyahu urdhëroi sulmin me rekomandimin e ministrit të mbrojtjes dhe shefit të shtabit të IDF. Izraeli është i vendosur të veprojë për të arritur objektivat e tij kudo dhe në çdo kohë.”

Hezbollah ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Pamje në rrjetet sociale treguan tym të dendur në lagjen e populluar Haret Hreik, ku dhjetëra njerëz u mblodhën pranë zonës së goditur. Goditja duket se është kryer mbi një ndërtesë banimi.

Deri tani nuk ka informacion zyrtar për viktima apo të plagosur. Ky është sulmi i parë izraelit në Bejrut pas disa muajsh tensione të rritura përgjatë kufirit Izrael–Liban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!