Izolohet Valdet Rama, klubi gjerman “pushtohet” nga COVID-19

schedule19:08 - 5 Nëntor, 2020

schedule 19:08 - 5 Nëntor, 2020

SV Meppen është prekur nga COVID-19. Klubi gjerman, që garon në ligën e tretë, në gjirin e saj ka edhe një futbollist shqiptar, sulmuesin Valdet Rama.

Lojtari i krahut, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë dhe në Superiore ka luajtur me Kukësin, sikurse bëjnë me dije mediat në Gjermani, është izoluar.

Nuk dihet nëse Rama është mes të infektuarve me COVID-19. Pesë pjesëtarë të SV Meppen kanë dalë pozitivë pas tamponëve të kryer së fundmi dhe i gjithë ekipi është izoluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!