Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izolohet në shtëpi ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

schedule15:11 - 16 Prill, 2020

schedule 15:11 - 16 Prill, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe është karantinuar në shtëpi. Ministri e ka bërë me dije se ka pasur dje kontakt me kryetarin e Komunës së Kumanovës i cili është infektuar me koronavirus.

Pas informatës se kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, ku mora pjesë dhe unë, është pozitiv në Kovid-19, prej sot unë do të jem në izolim shtëpiak. Në mbledhje kam respektuar të gjitha protokollet dhe kam mbajtur pajisje mbrojtëse sikurse edhe gjithë të tjerët. Pres epidemiologët nga Instituti i Shëndetit publik të cilët do të kryejnë anketat epidemiologjike mua dhe funksionarëve të tjerë të qeverisë të cilët ishin prezent në mbledhjen e djeshme. Deri në marrjen e vlerësimit epidemiologjik dhe udhëzimeve për verimet e mëtejme, mbetem në izolim shtëpiak”, ka shkruar Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Për shkak të kontaktit me kryetarin e Kumanovës, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri i arsimit Arbër Ademi janë karantinuar.

Po ashtu 10 anëtarë të shtabit të krizës në Kumanovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë gjendja e jashtëzakonshme ne vend është shtyrë edhe për 30 ditë të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!