“Izolimi nuk është zgjidhje”, kontrollet kufitare përçajnë gjermanët

schedule10:13 - 17 Shtator, 2024

schedule 10:13 - 17 Shtator, 2024

“Banorët e qytetit kufitar Frankfurt an der Oder, i cili ndahet vetëm nga një urë e vogël nga Polonia, janë të shqetësuar për kontrollet kufitare të vendosura nga Gjermania dhe për zgjedhjet”, sipas një raporti të Deutsche Welle.

Me të mbërritur në stacionin rajonal të trenit në qytetin e Frankfurtit an der Oder, gjëja e parë që hasni janë posterat e AfD-së së ekstremit të djathtë.

“Dëbojini tani.” Posterat shtohen ndërsa i afroheni urës që ndan Gjermaninë dhe Poloninë.

“Paqe tani”, lexohet në një tjetër poster të AfD-së.

Frankfurt an der Oder ndodhet në shtetin e Brandenburgut, i cili të dielën e ardhshme ka zgjedhje vendimtare.

Dhe aty kryeson AfD në sondazhet e opinionit.

Kontrollet e njerëzve dhe automjeteve në kufirin mes Gjermanisë dhe Polonisë kanë qenë në fuqi prej një viti. Banorët janë njohur me pezullimin de facto të marrëveshjes Shengen në rajon, edhe nëse zyrtarisht është me një kohëzgjatje të caktuar.

Një tjetër pensionist, i cili kalon urën çdo ditë për të shkuar në Poloni, gjithashtu është dakord me rritjen e kontrolleve kufitare tani në të nëntë kufijtë e vendit. “Më duket kënaqësi të vazhdoj kontrollet kufitare për një kohë të gjatë. Sigurisht për emigracionin e paligjshëm”, tha ai.

Duke pritur në kufi mund të shikosh imazhe të ndryshme, të cilat i referohen një ideje europiane që dikur dukej si shpresë dhe sot po vdes dalëngadalë.

Flamujt e Polonisë, Gjermanisë dhe BE-së valojnë pranë lumit Oder.

Radhët janë të gjata në orët e pikut. Punonjësit e policisë ndalojnë automjetet dhe këmbësorët për kontroll. I quajnë kontrolle në vend, por asgjë dhe askush nuk mund të kalojë në këtë pikë pa u regjistruar.

Një student turk që studion në të dy qytetet, në vijim të një programi të përbashkët universitar, thotë se prej një viti kontrollet edhe tek studentët janë thuajse të përditshme dhe irrituese, “duke shkaktuar dhimbje koke”, siç thotë ai.

Përsa i përket mënyrës se si funksionojnë, ai tha: “Nëse dikush është si unë, pra qytetar jo i BE-së me flokë pak të errët, atëherë zakonisht të kontrollon.

Me sinqeritet, këto kontrolle janë të njëanshme dhe të stresojnë.”

Për studentin turk është e kuptueshme që Gjermania dëshiron të kontrollojë emigracionin e paligjshëm dhe duhet të ketë kontrolle.

“Por ashpërsia dhe kohëzgjatja e këtyre kontrolleve janë të rëndësishme,” tha ai.

Një grup aktivistësh të rinj janë gjithashtu në kufi, duke luajtur muzikë dhe duke mbajtur pankarta me slogane në favor të kufijve të hapur.

“I shikoj me kritikë kontrollet, se nuk besoj se e zgjidhin problemin. Nuk i zgjidhin problemet në vend.

Na duhen shumë më tepër para për integrimin e refugjatëve, për ndërtimin e shtëpive dhe qirave të arsyeshme dhe për pensionet. Izolimi nuk na çon përpara”, tha njëri prej tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!