Izolimi në shtëpi e ka bindur, Lukaku përgatitet për një tjetër karrierë

schedule18:35 - 25 Mars, 2020

schedule 18:35 - 25 Mars, 2020

Lojtarët e Interit i kanë dhënë fund karantinës prej 14 ditësh pas lajmit të infektimit me koronavirus të Daniele Ruganit, mbrojtësit të Juventusit. Zikaltrit ishin skuadra e fundit që u përball me bardhezinjtë dhe u detyruan të izolohen. Për fat të mirë asnjë lojtar i skuadrës së Contes nuk është prekur nga COVID-19.

Romelu Lukaku ka përfituar për t’u kthyer në Belgjikë te familja e tij. Koha e qëndrimit në karantinë e ka bindur për të marrë një vendim. Telegraph raporton se bomber belg ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit. Vitë më vonë, pasi është vetëm 26 vjeç dhe shumë sezone përpara për të shënuar gola e fituar trofe.

Së bashku me Witsel dhe De Bruyne, dy shokët e tij te kombëtarja, Lukaku ka nisur një kurs online të marrë licencen e UEFA-s për trajner. Të tre lojtarët po përgatiten, teksa në të ardhmen do i shohim në pankinë si trajnerë. /abcnews.al /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!