Ivi Kaso: Drafti i PS, atentat ndaj “5 qershorit”!

schedule19:41 - 21 Shtator, 2020

schedule 19:41 - 21 Shtator, 2020

Një atentat ndaj marrëveshjes së 5 qershorit! Kështu e ka quajtur Ivi Kaso kërkesën e socialistëve për ndryshimin e statusit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Kaso solli në vëmendje deklaratën e Ramës se është gati të grisë marrëveshjen e 5 qershorit nëse nuk do të ketë dakordësi. Ai u shpreh se socialistët po përpiqen të minojnë prezencën e ODHIR  e cila ka qenë prezente në çdo mbledhje te Këshillit Politik.

“Në kohë që po jetojmë dhe me sjelljet konsekuente për të rritur standardin e zgjedhjeve për reformën zgjedhore, nuk mund të them që nuk ja i çuditur. Pasi është bërë e ditur dhe ne kemi theksuar se pas marrëveshjes së 5 qershorit, lideri i maxhorancës ka shprehur hapur pakënaqësitë. Drafti i PS është atentati i radhës për marrëveshjen e 5 qershorit. Rama tha hapur që është gati të grisë marrëveshjen. Së dyti ai miratoi në mënyrë të njëanshme në këshillin politik në datën 21 korrik dërgoi dokumentin, në datë 22 thirri mbledhjen dhe më 30 korrik miratoi ndryshimet kushtetuese. E njëjta gjë filloi kur u rimblodh Këshilli Politik. Shfuqizoi një nga pikat e marrëveshjes. ODHIR ka qenë në tryezën e Këshillit Politik, por e minoi edhe atë”, tha Kaso

Kaso deklaroi se Rama po kërkon të zhveshë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nga një mbrojtje e cila ka ekzistuar prej vitit 2003, duke i hapur kështu rrugë sipas tij, korruptimit të tyre.

“Ka paraqitur një draft të njëanshëm. Dhe pasi është penduar për shortin për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Rama kërkon të zhveshë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nga një mbrojtje që e kanë pasur në mënyrë tradicionale. Ka pasur të paktën 5 reforma konsesuale që nuk e kanë prekur garancinë e tyre. Nga njëra anë i ofrohet imuniteti ndaj procedimeve disiplinore duke i trajtuar në mënyrë preferenciale, por nga ana tjetër i heq të drejtën të promovohen dhe të transferohen. Gjyqtarët duhet të kenë mbrojtje që t’i rezistojnë korruptimeve. Kjo ka qenë një garanci e cila ka ekzistuar prej vitit 2003”, tha Ivi Kaso./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!