Ivanka Trump “tradhëton” babain? E pranishme për betimin e Biden

schedule12:25 - 12 Janar, 2021

schedule 12:25 - 12 Janar, 2021

Ivanka Trump  kishte planifikuar të merrte pjesë në inaugurimin e Joe Biden më 20 janar, sipas një burimi të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që të shpëtonte karrierën e saj politike.

“Ivanka është e shqetësuar se karriera e saj premtuese politike është në rrezik dhe ajo po bën gjithçka që mundet për të shpëtuar reputacionin e saj,” sipas burimit.

Por Presidenti Trump  nuk e mirëpriti  vendimin e Ivankës.

Ai tha se është një fyerje duke shtuar se Trump dhe  familja e tij duhet të jenë të bashkuar përballë një situatë të tillë.

“Presidenti i tha vajzës së tij se prania e saj në inaugurim do t’i kushtojë shumë mijëra mbështetësve të saj dhe do të ishte vendimi më i keq që mund të merrte ndonjëherë.”

Ivanka ishte e bindur se duke marrë pjesë në inaugurimin e Biden ajo do të fitojë mbështetës të ardhshëm”, sipas burimit.  Donald Trump e bëri të qartë se ai nuk do të merrte pjesë në inaugurimin e Biden në 20 janar në para se llogaritë e tij në mediat sociale të pezulloheshin përgjithmonë.

Presidenti i fundit që nuk mori pjesë në betimin e pasardhësit të tij ishte Presidenti Andreë Johnson në 1869./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!