Ivanka Trump njësoj si Hillary Clinton

schedule12:53 - 20 Nëntor, 2018

schedule 12:53 - 20 Nëntor, 2018

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka ka bërë të njëjtin gabim si Hillary Clinton. Këshilltarja e presidentit ka përdorur llogarinë personale të postës elektronike për të dërguar emaile që kishin të bënin me çështje të qeverisë. Ivanka është mbrojtur duke thënë se nuk i dinte mirë rregullat.

Ivanka Trump njësoj si Hillary Clinton. Kjo është ajo që i frikësohen në ekipin e Donald Trump, pasi janë zbuluar qindra email të dërguara vitin e kaluar, nga e bija dhe njëkohësisht këshilltare e presidentit, asistentëve të saj, anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe funksionarëve të tjerë të administratës duke përdorur llogarinë personale.

Shumë nga këto mesazhe elektronike kishin të bënin me çështje qeverisëse, shpjegon media amerikane Uashington Post, në shkelje të normave që ndalojnë përdorimin e adresave personale të postës elektronike për ata që kanë detyra në qeveri. Ivanka Trump, raporton gazeta prestigjoze, është mbrojtur duke thënë se nuk i njeh mirë disa detaje të këtyre rregullave, duke siguruar që asnjë informacion sekret nuk ka kaluar nga llogaria e saj personale apo e bashkëshortit Jared Kushner.

Ndër të tjera, Ivanka nuk i është drejtuar një server privat siç ndodhi për Hillary Clinton, e cila instaloj një të tillë në rezidencën e saj në Shtetin e Nju Jorkut. Por ngjarja vendos në siklet Donald Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale të 2016 e shndërroi skandalin me emaile një ndër armët kryesore kundër rivale Clinton. Gjithashtu analistët mendojnë se ky skandal ishte ndër shkaqet kryesore që çuan ish-sekretaren e Shtetit drejt disfatës në garën për Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!