Ivan Perisic: Lautaro e Romero “kujdesen” shumë për Argjentinën

schedule19:17 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 19:17 - 12 Dhjetor, 2022

Një ndër lojtarët protagonistë të Kroacisë së Zlatko Dalic që ka arritur deri në gjysmë-finale të Kupës së Botës, Ivan Perisiç ka folur ditën e sotme, në konferëncën për shtyp në prag të ndeshjes me Argjentinën.

Perisiç tregoi marrëdhëniet e tij me ish-shokun e tij te Interi dhe mbrojtësin e Tottanham, argjentinasit, Lautaro Martinez e Christian Romero, ku tha se ka kominukuar me ta gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve.

“Kam pasur kontakte me Lautaron? Gjatë fazës së grupeve kemi folur. E di që argjentinasit kanë një dëshirë të madhe për të luajtur për kombëtaren e tyre, e njëjta gjë për Romeron, i cili është partneri im aktual në Tottenham”,- tha Perisic në konferencën për shtyp. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!