Në kombëtare nuk ka qenë shpesh zgjedhje e parë, por respektin e ka marrë diku tjetër.
Ivan Balliu mbetet një shtyllë për Rajo Vajekanon në Spanjë, dhe në sfidën e mbrëmjes së fundit arriti një shifër jubilare.
Mbrojtësi I Shqipërisë mbushi 150 ndeshje për skuadrën e kryeqytetit spanjoll, ndërsa prej më shumë se gjashtë vitesh mban veshur fanelën bardhekuqe.
Në këta gjashtë sezone e gjysmë, 33-vjeçari ka dhënë kontribut të çmuar për një ekip modest, I cili ka ditur të mbijetojë në La Ligën e Spanjës, por edhe të marrë pjesë në konkurrimet europane, siç po bën këtë herë në Ligën e Konferencës.
Ky ishte një rikthim në kontinent pas 24 viteve.
Balliu ka një gol e pesë asiste gjithsej, një nivel aspak I keq duke pasur parasysh se ai është vetëm mbrojtës I krahut të djathtë, ndonëse e ndihmon shumë sulmin.
Tek Rajo ka kaluar të mira e të këqija, siç I ndodhi pak javë më parë kur u përplas ashpër me trajnerin Injigo Perez.
Gjithsesi, shqiptari nuk e festoi siç deshi ndeshjen numër 150 me Vajekanon, pasi në sfidën e humbur 2-1 në Bratislavë ndaj Slovanit vendas u rrëzua keq përtokë pas përplasjes me një lojtar kundërshtar.
Fotot e tij bënë xhiron e botës, por trajneri Perez thotë se Balliu është mirë dhe se nuk ka asnjë problem./abcnews.al

