Një i ri shqiptar, i cili u gjet një shtëpi bari u përpoq t’i largohej policisë duke u fshehur në çati, sipas një gjykate. Etmond Lika, 32 vjeç, u deklarua fajtor nga Gjykata e Liverpoolit për prodhimin e kanabisit.
Pas kontrollit të policisë, u gjetën mbi 6 dhoma që përdoreshin për kultivimin e kanabisit, me të paktën 200 bimë. Policia gjeti prova se në fakt aty kishte jetuar dikush, pasi kishte ushqime.
Lika tentoi t’i shmangej policisë duke u ngjitur në një çati por në fund u kap dhe u arrestua. Policia tha Lika ishte punësuar nga dikush për të menaxhuar ose drejtuar këtë fermë, pavarësisht nëse ai po kujdesej për bimët apo çfarëdo tjetër që kërkohej.”
32-vjeçari u intervistua nga policia dhe fillimisht mohoi të ishte i përfshirë, por tha se ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me varkë në shtator të vitit të kaluar, me shpresën për mundësi më të mira ekonomike.
Lika tha se pagoi 5000 euro për udhëtimin. Olivia Beesley, avokatja tha se klientit të saj iu ofruan 100 paund në ditë për të bërë atë punë dhe largua nga Shqipëria për arsye ekonomike.
” Ai dëshiron të punojë, por e di tani se duhet ta kishte bërë këtë përmes rrugëve të duhura. Ai thjesht dëshiron ta marrë dënimin e tij dhe e ka kuptuar se duhet të dënohët për këtë,” tha avokatja.
Lika kishte kërkuar të bëntë një kurs të gjuhës angleze ndërsa ishte në paraburgim duke theksuar gjithashtu se përpara se të fillonte të bënte këtë punë ai ishte i pastrehë.
Lika u dënua me dy vite e katër muaj burg.
/abcnews.al