Iu vra djali teksa pinte kafe, nëna e Erjon Xhenjes apel shtetit: Na mbroni, kërkojmë drejtësi

schedule20:50 - 22 Shtator, 2022

schedule 20:50 - 22 Shtator, 2022

Nëna e Erjon Xhenjes, Elvira Xhenje, ka thyer heshtjen për mediat, disa ditë pas ekzekutimit të djalit të saj.

Me anë të një mesazhi, Ellvira Xhenje i kërkon ndihmë shtetit që të marrë në mbrojtje familjen e saj.

Ndërsa thekson se djali i saj nuk ka asnjë lidhje me atë që raportohet në disa media. Ajo shkruan se e vetmja arsye se përse djali i saj u vra, është se ai ka disa kushërinj me precedentë penalë.

Reagimi i nënës:

Jam Elvira Xhenje ,nena e te ndjerit Erjon Xhenje ,te riut qe u vra ne Shkoder me dt 18 ,09,2022.Vrasja e djalit tone ka qene nje tronditje e madhe per familjen tone ,por jo vetem.Dhimbjen per djalin tim e kam pare ne syte e gjithe prinderve qe ne syte e mi kane pare veten e tyre,sesi nje femije te pafajshem i merret jeta me pa te drejte.Dhimbjen  per Erjonin e kam pare ne syte e te rinjve qe e kuptojne sesa e pasigurte dhe e pa vlere eshte jeta ne Shqiperi .Fatkeqesia e djalit tim ishte se kusherinjte e tij jane me precedente penale.Ky fakt i dha te drejten dores kriminale qe tia marre pa meshire jeten djalit tim.Ky fakt i dha te drejte portaleve qe ta godasin per here te dyte Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione te paverteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve serish.Erjon Xhenje ka qene student i deges fizioterapi.Ka qene nje i ri me angazhime ne jeten personale dhe shoqerore.Erjoni eshte  eduku me vlera dhe i ka manifestu ne familje dhe ne  rrethin e tij te paster shoqeror.Kerkoj nga shteti drejtesi per djalin tim.Kerkoj gjithashtu qe familja ime te merret ne mbrojtje pasi ndihemi te pambrojtur.Erjoni ka qene nje djale besimtar.Jam e sigurte qe ai eshte lule ne xhenet.Allahu e paste ne mbrojtje pasi ne kete jete ka padrejtesi .?????

Kujtojmë që Erjon Xhenje u vra mbrëmjen e së dielës ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në Bulevardin “Bujar Bishanaku”, autorët më pas janë larguar nga vendngjarja.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Shkodrës ka shpallur ditën e sotme Bajram Çekorjan, të cilit ua vra babai 17 ditë para vrasjes së Erjon Xhenjes.

Bajram Çekorja u akuzua gjithashtu se ai ka qenë pas atentatit që iu bë Alban Bruçit.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!