Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Iu shfaqën probleme shëndetësore pas vaksinës së Astrazeneca, pacienti italian fiton dëmshpërblim të përjetshëm

schedule11:52 - 10 Maj, 2024

schedule 11:52 - 10 Maj, 2024

Ndërsa Astrazeneca komunikoi tërheqjen nga tregu të vaksinës kundër Covid-19, një qytetar italian ka fituar të drejtën për të marrë një dëmshpërblim të përjetshëm për shkak të efekteve negative që pësoi.

37 vjeçari nga Genova mori dozën e parë të vaksinës Astrazeneca në vitin 2021, dhe dy javë më pas, iu shfaqën hematoma. Situata u përkeqësua pas marrjes së dozës së dytë, kur filluan t’i shfaqeshin shenja të kuqe në kyçet e këmbëve dhe mavijosje në pjesë të tjera të trupit, sipas mediave italiane.

Ai u dërgua në spital dhe testet mjekësore zbuluan trombocitopeni të ndërmjetësuar nga imuniteti (ITP), një sëmundje e karakterizuar nga reduktimi drastik i numrit të trombociteve qarkulluese për shkak të shkatërrimit të tyre dhe shtypjes së prodhimit. Atij iu shfaqën edhe patologji të tjera, që e detyrojnë atë t’i nënshtrohet “trajtimeve dhe terapive specifike me bazë kortizonike”.



Shoqata e konsumatorëve Codacons vlerësoi lidhjen shkakësore midis vaksinimit dhe fillimit të patologjive të raportuara. Shoqata vendosi kompensimin e përjetshëm në formën e një çeku dy mujor prej 1740 eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!